Transmetuar më 15-08-2019, 15:18
Një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme në Gjermani, teksa ishte duke shkuar në çerdhe.
Mësohet se ai ka pësuar arrest kardiak, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi vogëlushi ndërroi jetë në krahët e nënës së tij.
Familjarët e tij, nga fshati Ngucat i Malishevës, kanë bërë të ditur se djali nuk ka pasur probleme shëndetësore në të kaluarën. /k.k/noa.al/