Transmetuar më 16-08-2019, 09:11

Humori i keq shkaktohet kryesisht prej mungesës së serotoninës, e cila është një substancë që prodhohet nga truri, kur konsumojmë ushqime të pasura me karbohidrate.

Kështu që kur jeni me humor të keq konsumoni bukë, makarona, oriz dhe gjithë drithërat e tjera.

Një studim kanadez i Universitetit të Montreal, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of Obesity”, ka zbuluar se konsumi i ushqimeve me yndyrë dëmton humorin, duke stimuluar depresionin dhe se kush është i depresionuar, është më shumë i tërhequr nga këto ushqime… një qark i mbyllur dhe i vështirë për tu bllokuar.

Ushqimet që duhen shmangur për të evituar humorin e keq, janë djathërat e stazhionuara, sallamrat, peshku i konservuar dhe i tymosur, ashtu sikundër dhe sheqeri i rafinuar.

Gjithashtu duhet shmangur edhe alkooli, pasi nëse kalohet më shuam se një gotë verë apo birrë, nga euforia, rrezikohet të shkohet në depresion. /a.y/noa.al