Transmetuar më 16-08-2019, 09:41

Ngatërresa e numrit të telefonit është shumë më e thjeshtë nga sa mund të mendohet. Sot mjafton që të gabosh një numër në smartphone, për tu vendosur në pozitë të sikletshme… madje të rrezikosh probleme me ligjin.

Këtë gjë e di mirë një i ri amerikan, i cili donte të ftonte një vajzë në një ndeshje sportive, gjatë së cilës do të merrej drogë, por një numër gabim bëri që mesazhet ti shkonin nj agjenti policie.

Gjithçka u zbulua nga policia e Wnfield, në Missouri, SHBA, e cila publikoi bisedën mes të riut dhe agjentit, i cili e mori ftesën gabimisht.

“Ç’kemi, ke dëshirë të shkojmë bashkë në ndeshje sonte? Nëse do, ka hot dog dhe soda falas”, thuhej në mesazhin e parë që mori polici.

Në këtë moment agjenti u përgjigj, kështu, “Do më pëlqente shumë të shkoja në ndeshje sonte. Por kam përshtypjen se ke ngatërruar numër”.

Por i riu ia kthen, “Jo, jo. Kemi shkuar bashkë në një ndeshje”. Kështu polici e pyet se për cilën ndeshje bëhet fjalë, por djaloshi nuk dekurajohet, madje nis ti tregojë detaje të rrezikshme “Me Shari dhe Diana, u droguam bashkë. Në furgon, nuk e mban mend? Vishu, se po kaloj të të marr”.

Në atë moment polici ia kthen me një fotografi selfie, ku i buzëqeshur i tregon distinktivin dhe i shkruan, “Jam shumë i sigurtë që nuk jemi droguar bashkë”.

Pas kësaj, pasoi gjysmë ore heshtje, por polici i shkroi sërish, “Atëherë, do vish të më marrësh të më çosh në ndeshje”.

Djaloshi sigurisht nuk përgjigjet dhe thuajse një orë më vonë, efektivi i shkruan, “Me zi pres që të shkojmë në ndeshje”… në atë moment i riu ia kthen, “Kam gabuar numër”.

Por agjenti gjithnjë e më i argëtuar komenton kështu, “U mundova të ta thosha, por jooo, ti nuk pranove”. Kështu djali i shkuan. “A mund të ndalosh”.

Biseda mes policit dhe djalit në fjalë u publikuan nga departamenti i policisë në Facebook duke u përhapur me shpejtësi. /a.y/noa.al