Transmetuar më 16-08-2019, 14:43

“EDHE PAK…”, shkruan Kryeministri Edi Rama teksa publikon një album me fotografi nga punimet e fundit për stadiumin Arena Kombëtare.

“Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës. (Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja)”, shkruan Rama.

Ai shton se Arena s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat.

“(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama. Shqipëria që duam”, shkruan në mbyllje kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

“Arena Center”, mundësia unike për t’i dhënë një hov biznesit në Shqipëri