Transmetuar më 17-08-2019, 08:58

Ua fshehën të gjithëve lindjen e tij dhe më tej e varrosin brenda një kutie këpucësh.

Babai i fëmijës, Anthony Clark dhe nëna Catherine Davies, të cilët jetojnë në Bolton, të Anglisë akuzohen për vrasje, pasi lanë të vdiste urie djalin e tyre vetëm dy javësh dhe më tej e mbyllën në një kuti këpucësh dhe e varrosën.

Vogëlushi Ian Arthur Davies, u gjet i pajetë nga autoritetet rreth gjashtë javë pasi kishte ndërruar jetë, në gusht të vitit 2016.

Në trupin e tij u konstatuan shenja dehidratimi dhe kequshqyerje, ku rezultoi se pas lindjes së djalit ishte braktisur pa asnjë kujdes.

Ian vdiq katër ditë pas lindjes, ndërsa më tej u varros nga prindërit, të bindur se askush nuk do e merrte vesh, madje ata e kishin fshehur gjithë kohës shtatzëninë.

Në vendimin e dhënë këtë të martë, prindërit u dënuan me 15 muaj burg. /a.y/noa.al