Transmetuar më 17-08-2019, 12:44

Kryebashkiaku i Ventimiglia në Itali, ka urdhëruar heqjen e një burimi e cila përdorej nga emigrantët dhe të pastrehët për të pirë dhe për t’u larë.

Gaetano Scullino, kryebashkiaku 72-vjeçar, ka vendosur kështu heqjen e burimit në hyrje të parkut “Tommaso Reggio” ku freskoheshin dhe pastroheshin endacakë dhe emigrantë.

Kjo gjë është bërë me argumentin “në emër të rregullit dhe dekorit”. Burimi spostohet në brendësi të parkut, ku do të përdoret vetëm nga nënat dhe fëmijët.

Lidhur me kritikat për këtë vendim, kryebashkiaku u përgjigj se, “Po çfarë emigrantësh thoni? E hoqa burimin për arsye dekori të qytetit, e linin hapur ditë dhe natë duke çuar ujin dëm dhe duke shkaktuar lagështi pa kriter”.

Scullino sqaroi gjithashtu se burimi do të spostohet, por se do të lejohet të përdoret vetëm nga nënat dhe fëmijët, duke shmangur kësisoj ndotjen dhe përdorimin e pavend. /a.y/noa.al