Transmetuar më 17-08-2019, 16:45

Shpallet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2019-2020.

Zvicra është vendi ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe më mirë se në të gjitha shtetet e tjera ku ka emigrantë shqiptarë. Shkollat shqipe në Zvicër funksionojnë në kuadër të shkollave kantonale.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach”, – thotë Majko.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur se konkursi është çelur për punësimin e mësuesve në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzëill, Flaëil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

Afati për dorëzimin e dokumenteve do të zgjasë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe. Mësimi nis këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih.

Gjuha franceze është bërë më e popullarizuar në 50 vitet e fundit, pasi më pak zviceranë po flasin gjuhën gjermane. Kjo lidhet me migrimin.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zvicerane gjermane. Në mesin e gjuhëve jo-kombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe. /a.m/noa.al/