Transmetuar më 18-08-2019, 16:34
Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia martesore e këngëtarit Erik Lloshi me partneren e tij Romina.
Momente nga festa u ndanë nga miq të çiftit, të cilat këngëtari i publikoi në rrjetet sociale.
Ndërkohë ditën e sotme ai ka publikuar një foto ku ka treguar unazat e vendosur në gishtërinj.
Krahas fotos Eriku shkruan:
“Si dita e parë që është, s’qenka keq”.
Martesa e Erikut me partneren e tij me origjinë serbo-kroate Romina Sablic, erdhi pas një lidhjeje disa vjeçare./a.k/noa.al/