Transmetuar më 18-08-2019, 18:07

Një kamarier në Francë është vrarë nga klienti pasi i vonoi ushqimin.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, teksa klienti u revoltua se po i vononin sanduiçin.

Kamarieri u qëllua me plumb në shpatull, çka rezultoi fatal për jetën e tij.

Zyra e prokurorit publik të Bobigny i tha AFP se kishin hapur një hetim për vrasje, që i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis.

Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar nga ajo që ndodhi. /k.k/noa.al/