Transmetuar më 18-08-2019, 18:47

Shumica e emigrantëve kanë përfunduar pushimet në Shqipëri dhe po largohen për në vendet e tyre të punës jashtë vendit.

Kështu, fluks dhe qarkullimi në pikat e kalimit kufitar ka qenë i konsiderueshëm.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit kanë lënë Shqipërinë përmes Doganës së Qafë-Thanës në Pogradec rreth 8 mijë e 400 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Fluks është regjistruar edhe në Doganën e Kapshticës ku përmes kësaj pike kufitare janë larguar rreth 6 mijë shtetas.

Po nga kjo pikë janë regjistruar edhe rreth 10 mijë hyrje-dalje në 24 orët e fundit.

Në të dyja këto pika kufitare pala shqiptare ka vendosur në funksion të gjitha sportelet. Në gatishmëri janë vënë edhe autoritetet e vendeve  fqinje por fluksi i lartë nuk ka evituar radhët dhe pritjet për disa orë në doganë. /k.k/noa.al/