Transmetuar më 18-08-2019, 21:47

Partizani ka fituar Superkupën e Shqipërisë duke mposhtur Kukësin me shifrat e pastra 4-2.

Takimi shkoi në shtesë për të përcaktuar fituesin, teksa njeriu i ndeshjes ishte Braun me tre gola të shënuar.

Kryeqytetasit e dominuan thuajse gjithë takimin, sidomos dy pjesët e shtesave.

Kukësi u tregua i pafuqishëm për të reaguar, teksa superioriteti i Partizanit u vu re në çdo repart.

Kjo është hera e dytë që Partizanit fiton Superkupën, ndërsa e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. /k.k/noa.al/