Transmetuar më 19-08-2019, 07:43

Një shpërthim i fuqishëm goditi një sallë ku po mbahej një ceremoni martesore, të shtunën mbrëma në Kabul të Afganistanit, dhe për pasojë 63 persona humbën jetën dhe 182 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët flasin për një shpërthim kamikaz vetëvrasës, ndërkohë që dhjetëra të tjerë gjetën vdekjen, mes tyre gra dhe fëmijë.

Shpërthimi ndodhi rrett orës 22:30 në Dubay City Hall, në zonën perëndimore të kryeqytetit afgan, ku dominon komuniteti shiit Hazara.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se atentatori vetëvrasës, shpërtheu eksplozivin që kishte në trup, në mes të mysafirëve në sallën e dasmës.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet. /a.y/noa.al