Transmetuar më 19-08-2019, 12:11

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, pas akuzave që i ngritën ndaj tij nga ana e opozitës, ka pasur tensione sot në Shkodër lidhur me konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të këtij qyteti.

Lidhur me këtë çështje ka pasur diskutime ditën e djeshme në mbledhjen e PS në Shkodër. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Brisejda Kadija për kryetare të këshillit.

Emri i Brisejda Kadija është miratuar mes debateve, që kanë filluar nga ora 19 deri në orën 23:00.

Burime për RTV Ora bëjnë të ditur se Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Brisejda Kadija.

"Kush nuk voton Brisejdën do te përjashtohet nga PS", mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhrin e Ramës.

Të pranishëm në konstituim përveç këshilltarëve dhe Senida Mesi, Tom Doshi, Luan Harusha.

Ndërkohë që PS konstituon këshillin bashkiak në Shkodër, mbështetës dhe simpatizantë të PD kanë dalë paraditen e sotme në një marshim protestë.

Me thirrjet “Rama ik” ata kundërshtojnë konstituimin e këshillit bashkiak, pasi sipas tyre është

PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD-së Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë. /a.m/noa.al