Transmetuar më 19-08-2019, 12:32

Prej gati një viti ajo është bërë pjesë e stafit të Kryeministrit Edi Rama, në platformën “Shqipëria që duam.al”.

Kryeministri Rama thuajse çdo javë, përmes Anjezës që udhëton anembanë Shqipërisë dhe interviston njerëzit të cilët shkruajnë në platformë për të zgjidhur problemet e tyre, bën po ashtu publike në ERTV çështje që ata nuk i kishin zgjidhur deri më tani.

Por vajza e njohur e ekranit, Anjeza Maja, përveç impenjimeve në Kryeministri, i shtoi vetes edhe një impenjim tjetër gjatë verës. Ajo u rikthye në TV Klan, për të drejtuar spektaklin e njohur të verës “Maratona e Këngës”.

Kësisoj, e kufizuar për të bërë pushime gjatë kësaj vere, vajza simpatike e oborrit kryeministror, Anjeza, ka zgjedhur të pushojë me ditë të caktuara, kryesisht fundjavave, siç edhe ka postuar një foto të fundit në plazh.

Duket se kryeministri nuk i ka dhënë leje të mjaftueshme për pushime Anjeza Majës, as gjatë muajit gusht. /a.m/noa.al