Transmetuar më 19-08-2019, 13:43

Sot është 73 vjetori i presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.”

“Mik i madh i popullit shqiptar.”

“Shpëtimtar i dyfishtë i shqiptarëve: në vitin 1997, me shkatërrimin e tiranisë që po vendoste Sali Berisha dhe grupi i tij, pas manipulimit të zgjedhjeve të vitit 1996; dhe, në vitin 1999, me çlirimin e Kosovës.”

Avokati Spartak Ngjela, është ndoshta i pari politikan, që është kujtuar sot me rastin e ditëlindjes së njeriut, që vendosi t’i japë fund gjenocidit serb mbi Kosovë,  teksa SHBA mori përsipër faturën e madhe financiare të bombardimeve mbi Beograd, duke çliruar nga pushtuesit pas gati një shekulli territorin shqiptar të Kosovës, edhe për ta uruar atë.

“Sigurisht që, me çlirimin e Kosovës, Bill Klintoni ka hyrë tanimë me lavd të veçantë në historinë e Shqipërisë.”

“Politikë e madhe, humanizëm i madh dhe rivlerësim i Arbërisë dhe shqiptarizmit – kjo është vepra që, në vitin 1999, i dhuroi shqiptarëve presidenti i madh i Amerikës.”

“Ne i urojmë sot Bill Klintonit një jetë të gjatë dhe të prajshme, gjithmonë me gëzimin dhe me lavdinë e një njeriu të madh në vazhdim…” , nënvizoi Spartak Ngjela.

Clinton, president i 42-të i SHBA-ve  udhëhoqi vendin e tij nga 1993 deri më 2001. Ai lindi më  19 Gusht 1946 (73 vjet më parë), në Hope, Arkansas. I martuar me Hillary Clinton (1975), kandidate për presidente në zgjedhjet e fundit, ata kanë një vajzë.

Clinton do të mbetet në histori si një ndër presidentët më të dashur për shqiptarët. /a.m/noa.al