Transmetuar më 19-08-2019, 13:57

Grupi muzikor Metallica elektrizuan skenën e “Arena Națională” në Bukuresht.

Por ata vendosën që mbështetjen e fansave ta shpërblejnë me 250 mijë euro, të cilat i dhuruan për ndërtimin e spitalit të parë pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani.

“Me ndihmën tuaj dhe sponsorizimin e Mastercard, dhurojmë 250 mijë euro për shoqatën Daruieste Viata (The Give Life Association. Falenderojmë gjithë ata që erdhën në koncert dhe na ndihmuan që të mbyllim këtë etapë të turneut europian.

Me donacionin e bërë finalizohet ndërtimi i spitalit të parë pediatrik të onkologjisë dhe radioterapisë në Rumani, për gjithë fëmijët e prekur nga kanceri”, lajmëroi grupi në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi si ide dhe grupi Metallica pasi u informua për projektin, vendosi që të kontribuojë. /a.y/noa.al