Transmetuar më 19-08-2019, 16:16

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Juves, vështirë se mund të harrohet lehtë në Spanjë dhe Angli.

Ai mbetet një nga personazhet më të komentuar për shkak të sjelljes së tij në fushë, qoftë për mirë apo për keq.

Shpesh herë është akuzuar si një futbollist egoist, që më shumë se skuadra ka rëndësi suksesi personal, por në fakt në shumë raste ai ka vërtetuar të kundërtën.

Lidhur me të kaluarën e tij tek Manchester United ka folur edhe Diego Forlan.

Uruguaiani ka qenë në të njëjtën skuadër me Ronaldon. Në sezonin 2003-04, ai ishte pjesë e Junajtidit dhe duket se nuk ka pasur një mendim të mirë për portugezin ndaj të cilit, nuk ka fjalë të mira.

“Ai ishte shumë egoist në dhomat e zhveshjes dhe mund të them se nuk kishte fare lidhje me Bekamin. Ronaldo qëndronte gjithë ditën para pasqyrës pasi i pëlqente shumë që të shihte veten”, u shpreh Diego Forlan. /a.m/noa.al