Transmetuar më 19-08-2019, 21:13

Marina dhe Luana Vjollca, dy motrat simpatike të ekranit, rikthehen me projekte të rëndësishme.

Ato pritet të pushtojnë ekranet kryesore në vend, në sezonin e ri televiziv.

Luana do të vazhdojë me të njëjtin program në TCH, ndërsa Marina do të rikthehet pas një pauze në TV Klan. Ajo do të drejtojë një “show” të ri, që do të transmetohet të shtunave në mbrëmje, në të njëjtën kohë kur transmetohej sezonin e fundit “Xing me Ermalin”

Kjo do të thotë se Ermal Mamaqi me emisionin e tij nuk do të jetë më në ekranin e “Tv Klan”. Ai është i impenjuar aktualisht në xhirimin e një filmi dhe nuk dihet nëse do të bëhet pjesë e ndonjë emisioni tjetër, në ndonjë ekran tjetër.

Marina pritet të jetë pjesë edhe e spektaklit humoristik të DUPLEX, emision që drejtohej deri tani nga Turjan Hyskaj.

Kësisoj, motrat Vjollca do të jenë rivale me njëra-tjetrën në dy ekrane rivale. /a.m/noa.al