Transmetuar më 19-08-2019, 23:33

Ermal Mamaqi, pas lajmeve se i ka dhënë lamtumirë emisionin "Xing me Ermalin"  në TV Klan, ka treguar se po merret me projektet e filmit të ri, ku siç edhe duket ka hequr dorë nga ekrani, pasi po i kushtohet kinematografisë.

Ai ka zgjedhur që të ndajë me fansat edhe pjesë nga filmi i tij, ku edhe ka ka pozuar krah aktorit të portokallisë, Irgen Çela, i cili luan rolin e  “shokut të drejtorit”.

“Një tjetër standart për Kinematografinë Shqiptare”, shkruan Ermal Mamaqi, teksa thotë se kanë nisur xhirimet e filmit “Shooting”, dhe është Dita 6, ku ka dalë krah aktorit të njohur Bruno Shllaku.

Një pjesë e mirë e xhirimeve po zhvillohen në Tropojë.

Pas suksesit që pati në “dy gisht mjalt”, mësohet se Ermal Mamaqi ka vendosur që t’i kushtohet kinematografisë me të tjera projekte dhe filma, madje ka synime të prekë edhe tregun europian edhe më gjerë. /a.m/noa.al