Transmetuar më 20-08-2019, 07:42

Çifti i njohur Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë para disa muajsh, me ardhjen në jetë të djalit Efehan.

Që nga ai moment ato po shijojnë ndjesinë e të qenurit prindër dhe vazhdimisht postojnë foto të një jete të lumtur familjare.

Së fundmi, Almeda ka dhënë një intervistë për “Magazin D” dhe ka folur rreth lindjes së Efehanit.

Ajo ka rrëfyer se pas vendimit për të pasur një lindje natyrale, fshihet e ëma, e cila i ka thënë që vetëm kështu do përjetonte ndjesinë e të bërit nënë.

“Nëna më këshilloi të bëjë lindje natyrale pasi që kështu do të përjetoja ndjesinë e të bërit nënë. Kështu që djalin e solla pa marrë injeksione. Por, krejt procedura zgjati rreth 15 orë dhe ishte shumë e vështirë”, është shprehur ajo.

Pavarësisht vështirësive, Almeda e ka pritur me shumë emocion momentin kur ka mbajtur Efehanin në krahët e saj.

Almeda është shumë e përqendruar ndaj të birit dhe po bën çmos që të jetë një nënë e shkëlqyer për Efehanin, që ai të rritet i rrethuar nga dashuria dhe kujdesi mëmësor.