Transmetuar më 20-08-2019, 08:11

Aktori i njohur Dwayne Johnson i jep fund beqarisë! Aktori është martuar me të fejuarën Lauren Hashian, në një ceremoni intime të mbajtur në Hawaii.

“The Rock” ka publikuar disa fotografi nga martesa në rrjetet sociale, duke marrë një sërë mesazhesh urimi.

47-vjeçari i dha fund beqarisë në një ceremoni buzë detit në Hawaii, prej nga është me origjinë.

“The Rock” dhe Lauren kanë dy fëmijë, Jasmine, 3 vjeçe dhe Tiana, 15 muajshe, ndërkohë që janë bashkë qysh prej vitit 2007.

Kishin planifikuar të martoheshin në pranverën e vitit 2018, por më pas e shtynë, për shkak se Lauren ngeli shtatzënë me vajzën e tyre të dytë dhe ajo nuk donte të ishte me bark në dasmë, shkruan noa.al.

“The Rock” ka qenë më parë i martuar me producenten kinematografike Dany Garcia, e cila ishte menaxhere e tij deri kur u ndanë në vitin 2008 dhe së bashku, kanë një vajzë 18 vjeçe me emrin Simone. /a.y/noa.al