Transmetuar më 20-08-2019, 09:10

Rreth 9 mijë person janë evakuuar në Gran Canaria, të Spanjës, si pasojë e zjarrit të rënë gjatë fundjavës në ishull.

Flakët janë përhapur me shpejtësi drejt qytezës së Valleseco dhe duke u përhapur në dy drejtime, kanë djegur rreth 6 mijë hektarë bimësi.

Ndërkohë rreth 600 persona, zjarrfikës, ushtarakë dhe vullnetarë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, të mbështetur nga 11 helikopterë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se mundësia që zjarri të përhapet është shumë e madhe, teksa temperaturat në ishull i kanë kaluar 40 gradë, ndërkohë që era po stimulon përhapjen.

Evakuimet e njerëzve janë shtrirë në 40 fshatra të zonës së Valleseco. /a.y/noa.al