Transmetuar më 20-08-2019, 14:06

Pastrimi i fundit të tenxheres ose tiganit është një proces i vështirë për shumë njerëz… të paktën për ata që nuk e dinë se ka një zgjidhje që iu vjen në ndihmë pa shumë vështirësi dhe gjithçka me tre përbërës.

Ju duhet pak kripë, pak uthull dhe pak limon dhe më tej mund të veproni si më poshtë.

-Përhapeni kripën në fundin e tenxheres

-Lëreni për disa minuta dhe më tej shtoni uthullën

-Më tej përdorni një sfungjer dhe fërkojeni dhe çdo papastërti do të zhduket

-Për të eliminuar çdo mbetje të mundshme në sfungjer mund të shtrydhni pak limon dhe pastërtia do të jetë maksimale.

Më tej shpëlajeni tenxheren normalisht dhe do të shihni që do të marrë një shkëlqim njëlloj si të jetë e re. /a.y/noa.al