Transmetuar më 20-08-2019, 14:29

Aktorët me famë botërore Michael Douglas, 74 vjeç, dhe Catherine Zeta-Jones, 49 vjeçe, darkojnë me katër breza familjarësh, nga Kirki, 102 vjeç, tek fëmija Lua, 20 muajshe

Cameron dhe Kelsey Douglas të dy ndanë fotot e ribashkimit në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Vogëlushja Lua, vajza e Cameron me aktoren Viviane Thibes, është më e reja e dinastisë Douglas.

Fotoja besohet se është bërë në shtëpinë e Michael dhe Catherine në Beverly Hills

Kelsey titroi një nga imazhet me fjalët: “Një paraqitje e linjave të forta, orekset e mëdha dhe dashuri e përbashkët për më shumë vëmendje ndaj familjes”.

Ndërkohë, Michael dhe Catherine do të festojnë përvjetorin e 19-të të martesës këtë vit./a.m/noa.al