Transmetuar më 20-08-2019, 17:38

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane e Rimit, pasi ishte shpallur në kërkim në Shqipëri.

Më herët i riu ishte kapur me lëndë narkotike, vepër për të cilën gjykata e ka dënuar me 5 vite burg.

Ai ishte arrestuar në Shqipëri pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.

Ende nuk dihet identiteti i tij. /k.k/noa.al/