Transmetuar më 20-08-2019, 19:30

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka ashpërsuar tonet ndaj Europës, duke deklaruar se ka dyshime që Unioni po kërkon që në Itali të vijë një qeveri e majtë.

“Nuk ka më demokratike e transparente se sa zgjedhjet e vota e lirë”, tha Salvini në një postim në Facebook.

Ai shtoi: “Kam dyshimin se prej muajsh me urdhër të Evropës, po përgatitet ardhja e një qeverie të majtë në Itali.

Këtë fakt e dëshmoi edhe vota pro parlamentarëve e 5 Yjeve në zgjedhjen kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. E dëshmon dhe deklarata e Renzit për një koalicion qeverisës 5 Yje-PD.

Uroj që Presidenti Mattarella të bëj zgjedhjen e duhur. Të shkojmë në votime e të aprovojmë sa më shpejt të jetë e mundur manovrën ekonomike në vend pa influencën e Europës”.

Deklaratat e tij erdhëm pak momente pas Kryeministri Conte deklaroi se do të japë dorëheqjen. /k.k/noa.al/