Transmetuar më 20-08-2019, 21:16

Edhe pse daljet e saj mediatike në intervista apo studio televizive janë disi të rralla, sërish fokusi artistik dhe projektet janë aty në morinë e angazhimeve të përditshme që ajo ka.

Po flasim për Inis Gjonin, e cila kohët e fundit po shijon pushimet në bregdet.

Këtë verë Inisi ka vendosur të ndajë me fansat në Instagram disa foto nga pushimet dhe bie në sy trupi i saj në super formë.

Sigurisht komentet dhe pëlqimet në fotot që ajo ka publikuar janë të shumta.

Nëse ka diçka për të cilën Inisi përmendet më shumë, ai është sekreti i bukurisë dhe rinisë së përjetshme. As kaçurrelat e asgjë tjetër në tiparet e saj nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve dhe fotot e fundit na e provojnë më së miri këtë./a.k/noa.al/