Transmetuar më 20-08-2019, 21:20

Ndoshta në Britani përbën habi sesi një grua mban familjen e madhe me kaq pak të ardhura.

Në Shqipëri, para viteve ’90, ky fenomen ishte i zakonshëm.

Shumë familje shqiptare, në atë vite thuajse pa të ardhura fare, numëronin 10 fëmijë.

Për mediat britanike Caroline Barnet ka zbuluar se si shpenzon vetëm 17 euro për person në javë që të ushqejë dhe rrisë fëmijët e saj të shumtë në numër.

Caroline Barnett, 45 vjeçe, thotë se ushqen familjen e saj prej 10 anëtarësh për 170 euro në javë.

Ajo thotë se planet e saj të vaktit për çdo javë janë si në një regjim ushtarak, duke i lejuar asaj të kursejë mijëra paund çdo vit.

Nëna e tetë fëmijëve jeton me burrin e saj John, 46 vjeç, si dhe fëmijët në shtëpinë e familjes në Evesham, Ëorcestershire. Në Foto: L-R Ellena, 21 vjeç, Daniel 15, Joshua, 18, Emilia, 2, burri John 46, mama Caroline, 45, Sophia, 8, Florence, 6, Finlay, 11, dhe Henry 10 vjeç.

/a.m/noa.al