Transmetuar më 20-08-2019, 22:35

Një studim në Britaninë e Madhe, ka befasuar jo pak.

Sipas studimit rreth 50 përqind e grave të cilat janë në një marrëdhënie, kanë një listë me emrat e burrave të cilët mund të shërbejnë si partnerë potencialë në rast ndarjeje nga partneri aktual.

Në studim morën pjesë rreth 1 milionë gra dhe vajza dhe u arrit në përfundimin se pjesa më e madhe e burrave “ rezervë”, janë miq të vjetër të vajzave që gjithnjë kanë treguar interes për ta.

Pjesa tjetër vjen nga burrat që mund të ketë takuar rastësisht në jetë, si përshembull burrat që ka takuar në shkollë, apo në punë.

Gjithashtu rreth 10 përqind e grave ka thënë se “ plani B”, u është betuar atyre për dashuri të përjetshme.

Vajzat dhe gratë kanë thënë në studim se meshkujt “rezervë”, janë aq të dashuruar pas tyre sa do të linin çdo gjë për to./a.k/noa.al/