Transmetuar më 20-08-2019, 23:02

Dy shqiptarë janë dënuar pasi policia i gjeti në banesë rreth 100 bimë kanabisi.

Policia kontrolloi shtëpinë e tyre në Tockholes Road, Darëen, pasi fqinjët ishin ankuar për erën e fortë, njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia në çdo orar dhe furnizimin me energjie elektrike.

Kur policët hynë në shtëpi gjetën dy shtetas shqiptarë Mentor Vata, 33 vjeç dhe Shpresim Vehapaj, 26 vjeç.

Telegraph Lancashire, raporton se oficerët nuhatën erën e fortë të kanabisit e më pas nisën të kontrollojnë banesën.

Në dhomën e parë ata gjetën rreth 20 dhe 30 bimë kanabisi në fazën e hershme të rritjes, si edhe llamba të mëdha për kultivimin artificial të tyre.

Në dhomën e dytë kishte rreth 20 dhe 30 bimë të rritura plotësisht. Në dhomën e tretë kishin bimë kanabisi duke u tharë ndërsa në papafingo rreth 50 dhe 60 bimë.

Gjithashtu u provua se energjia elektrike po nxirrej në mënyrë të paligjshme.

Pas arrestimit Vata u dënua me dy vjet, ndërsa Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh.

Ata do të dëbohen pasi të përfundojnë dënimin. /a.m/noa.al