Transmetuar më 21-08-2019, 08:55

Ishte duke bërë dru në pyll, në gjirin e Bering në Alaskë, kur gjeti një shishe me një mesazh brenda, i cili datonte më 20 qershor 1969.

Tyler Ivanoff, i cili jeton në qytezën bregdetare të Shishmaref, e hapi shishen dhe publikoi gjithçka në Facebook, me shpresë se do të zbulonte autorin e mesazhit në shishe… dhe ia doli.

Në mesazhin e gjetur shkruhej: “Përshëndetje të gjithëve! Nga anija e nënës Rusi të flotës së Lindjes Ekstreme Vrxf Sulak. Përshëndes këdo që do të gjejë këtë shishe dhe i kërkoj që të përgjigjet në adresën Vladivostok-43 Brxf Sulak për mua dhe gjithë ekuipazhin. Ju urojmë fat, jetë të gjatë dhe lundrim të mbarë. 20 qershor 1969”.

Tyler iu deshën disa ditë për të gjetur autorin e mesazhit, i cili ishte shkruar gjysmë shekulli më parë. Mesazhi ishte shkruar nga Anatoly Botsanenko, 86 vjeç ui marinës ruse, i cili mbikëqyri ndërtimin e anijes Sulak në vitin 1966 dhe lundroi me të deri në vitin 1970.

Ishte vetë Botsanenko ai që njohu shkrimin duke thënë se “E shkrova unë”, ndërkohë që shti se tashmë po mendon të shkruaj një tjetër mesazh, ndoshta për fëmijët e tij. /a.y/noa.al