Transmetuar më 21-08-2019, 09:28

Vritet personi që mori peng 16 persona në një autobus në Rio de Janiero, të Brazilit.

I dyshuari sipas zëdhënësit të policisë ushtarake, Mauro Fliess, i kishte marrë peng pasagjerët me anë të një pistolete lodër.

Ndërkohë pengmarrja mori fund, pasi u qëllua me snajper nga forcat speciale braziliane, por fatmirësisht asnjë nga pengjet nuk u lëndua.

I dyshuari i cili u identifikua nga policia si polic ushtarak, kishte kërcënuar se do i vinte zjarrin autobusit.

Burri identiteti i të cilit nuk bëhet me dje, kushte zbritur nga autobusi për të hedhur një valixhe drejt agjentëve që e rrethonin dhe në atë moment u qëllua për vdekje.

Nuk dihet ende se cilat arsye e kishin shtyrë të dyshuarin të bënte pengmarrjen këtë të martë, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al