Transmetuar më 21-08-2019, 11:21
Foto ilustruese

Tre persona të armatosur kanë tentuar që të vjedhin një banesë në një fshat të Durrësit, por teksa janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, e kanë plagosur atë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Pjeshkë, Durrës.

Mësohet se tre persona, njëri prej tyre me armë zjarri, kanë tentuar të vjedhin banesën e 48-vjeçarit F.M., por autorët janë diktuar nga pronari i banesës dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.

Gjatë përleshjes F.M., është plagosur në këmbë dyshohet me sende të forta dhe ndodhet në spitalin e Durrësit.

Aktualisht grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al