Transmetuar më 21-08-2019, 12:08

Bllokohet në Ballsh 550 ton karburant jashtë standardeve, i cili ishte parashikuar të hidhej në treg.

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial pas analizave të kryera zbuloi se karburanti i gjetur në rafinerinë e Ballshit, ishte jashtë të gjitha parametrave për tregtim.

Rezervuari është bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm dhe më tej do i nënshtrohet sërish analizave.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë, Belinda Balluku, deklaroi se lufta kundër informalitetit është frontale dhe informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal.

“Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është”, u shpreh Balluku. /a.y/noa.al