Transmetuar më 21-08-2019, 12:39

Një vajzë e vogël vetëm 2 vjeçe, Gloria Ricci, gjeti vdekjen në Condove, provincë e Torinos në Itali, e mbytur me ushqim, i cili i kaloi keq.

Ngjarja e rëndë ndodhi javën e kaluar, të hënën mbrëma, në shtëpinë e disa miqve të familjes.

Vogëlushja ishte duke ngrënë, kur një kafshatë i kaloi keq dhe nisi të kollitej.

Prindërit tentuan që ta ndihmojnë dhe më tej lajmëruan ndihmën e shpejtë, ku për katër ditë vogëlushja qëndroi në koma, deri kur të premten gjeti vdekjen.

Një skenë shokuese e parë nga vetë prindërit, të cilët vendosën që ti dhurojnë organet e vogëlushes, për të shpëtuar persona të tjerë. /a.y/noa.al