Transmetuar më 21-08-2019, 13:02
Edi Rama dhe kryebashkiaku i Dibres, Muharrem Rama

Prokuroria për Krime të Rënda heq dorë nga hetimi i dosjes “184”. Organi i akuzës ka shpallur moskompetencë lidhur me çështjen e denoncuar për vjedhje votash në Dibër.

Vendimi është marrë nga prokurori Klodian Braho.

Kësisoj dosja do i kalojë Prokurorisë së Dibrës për ndjekjen e mëtejshëm të saj.

Hetimet për dosjen “184” nisën pas akuzave dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, ku deputetë të Partisë Socialiste dhe ministra, akuzohen si të përfshirë në blerje votash në qarkun e Dibrës, gjatë zgjedhjeve lokale të parakohshme në Peshkopi.

Lidhur me këtë dosje është regjistruar procedimi penal për veprat “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. /a.y/noa.al