Transmetuar më 21-08-2019, 13:40

Rikthehet dëshira e karriges elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e ekzekutimit të njëmbëdhjetë qysh nga fillimi i vitit.

Stephen West, i dënuar me vdekje në vitin 1986 për vrasjen e një gruaje dhe të vajzës së saj 15 vjeçe, vendosi që të mos i nënshtrohet injeksionit vdekjeprurës, përkundrazi, zgjodhi që të vdiste në karrige elektrike.

Siç ka ndodhur edhe në raste të tjera i pandehuri kërkoi falje, por kjo gjë u refuzua nga guvernatori republikan i Tennesse, Bill Lee, në 14 gusht.

Ekzekutimi i West ishte programuar dhe shtyrë disa herë, për një sërë arsyesh.

Ndërkohë ai u diagnostikua nga një sëmundje e rëndë mendore, teksa e ka mohuar gjithmonë akuzën e vrasjes, duke akuzuar dikë tjetër.

Avokatët e tij u shprehën të zhgënjyer nga shteti i Tennessee, duke qenë se klienti i tyre është diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë mendore, shkruan noa.al.

Sipas avokatëve, karrigia elektrike, është më pak e dhimbshme, në raport me injeksionin vdekjeprurës që përdoret zakonisht në raste të tilla. /a.y/noa.al