Transmetuar më 21-08-2019, 14:15

Ish-ministri socialist në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj, reagon lidhur me shembjen e lokalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, veprim i cili erdhi pas dhunës së ushtruar prej tij ndaj turistëve francezë, të cilët u larguan pasi nuk pëlqyen shërbimin.

Ai e cilëson si veprim force dhe ko ligji, duke shtuar se shumë zyrtarë të korruptuar kanë ngrënë dreka dhe darka aty.

Reagimi i Malaj

“Një veprim force dhe jo ligji. Përpara shembjes në 6 vite ka shumë zyrtarë të korruptuar që s’kanë vepruar, shumë prej tyre mund të kenë shijuar ndonjë kafe, drekë apo darkë. Shumë prej tyre nuk kanë guxuar ti kërkojnë lejen apo faturat nga frika e më të madhit. Ky parakalim mediatik force, vetëm e dëmton Shqipërinë.

E prezanton ashtu siç është në realitetet. “Ligji jemi ne, thonë deputetët e maxhorancës”, “ligji jam unë” thotë Veliaj.

“Ligji jam unë”, thotë çdo ministër e nëpunës i këtij shteti, kur vret me arrogancën e tij. Po të pambrojturit çfarë janë? Skllevër të kohëve moderne?

Kjo paligjshmëri dhe arrogancë qeverisëse vret shpresën dhe nxit braktisjen. Kostot e saj i paguajnë njerëzit e mirë dhe korrekt me ligjin, por që janë të nëpërkëmbur dhe të pafuqishëm. Ata që kanë mbetur kanë vetëm dy zgjidhje: të mbijetojnë të nënshtruar duke duartrokitur të mëdhenjtë dhe çdo marrëzi të tyre ose të ikim një orë e më parë??!!” /a.y/noa.al

Dhuna ndaj turistëve spanjollë, IKMT nis shembjen e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo