Transmetuar më 21-08-2019, 14:51

Politikanët dhe konservatorët kërkojnë ndalimin e gjuetisë ‘absolutisht të pashpjegueshme’ të specieve ikonike të rrezikuara siç janë elefantët, gjirafat apo edhe krokodilët.

Një letër që kërkonte ndalimin e tyre u nënshkrua nga më shumë se 50 deputetë dhe 50 grupe në mbrojtje të kafshëve të egra.

Kjo iu dha Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara.

Do të mbahet për një javë një seminar në Gjenevë për këtë çështje.

Konventa ndalon gjuetinë për tregtinë kafshëve.

Shtetet e Bashkuara janë me një diferencë të konsiderueshme importuesi më i madh i gjuetisë së tyre.

Kafshët më të rrezikuara janë:

Krokodilët

Elefantët

Gjirafat

Papagallët gri

Rinoqeronti

Shimpanzetë

/a.m/noa.al