Transmetuar më 21-08-2019, 16:20

Kryeministri Rama ka reaguar pas bllokimit të një sasie prej 550 ton karburant në rafinerinë e Ballshit.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se ata që merren me tregtimin e karburantit duhet të veprojnë sipas ligjit, ose do të përballen me të.

“Kush merret me naftë duhet të zgjedhë: o sipas ligjit o goditjen e ligjit.

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit”, thuhet në postimin e Kryeministrit.

Nafta e bllokuar rezultoi se ishte jashtë parametrave të kërkuara, ndërsa janë bërë edhe analizat përkatëse. /k.k/noa.al/