Transmetuar më 21-08-2019, 17:15

Jo vetëm shqiptarët janë të diskriminuar.

SHBA i ka refuzuar vizën të dashurës së kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Carrie Symonds u ndalua të hyjë në Amerikë pasi u zbulua se shkoi në Somaliland në 2018.

Kërkesa e 31-vjeçares u refuzua pasi shkoi në vendin e Afrikës Lindore që aktualisht ndodhet në një luftë civile.

Gjatë udhëtimit Symonds u takua me presidentin e vendit Muse Bihi Abdi ku raportohet se diskutuan çështjet e grave dhe ndotjen e detit.

Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike me Somaliland, që kur u nda me Somali, por SHBA nuk ka marrëdhënie me këtë shtet.

Kur aplikojnë për viza vizitorësh, të njohur edhe si Estas, njerëzit pyeten nëse kanë qenë në Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali ose Jemen në ose pas 1 Marsit 2011.

Nëse kanë qenë në ndonjë prej atyre vendeve, atëherë Esta i refuzohet./a.m.noa.al