Transmetuar më 21-08-2019, 18:10

Zbulohet një parcelë me kanabis, por ende nuk dihet se kush janë kultivuesit.

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës me akuzën e shpërdormit të detyrës.

Shtetasit e proceduar janë P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati; dhe A. V., 56 vjeç, banues po në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

Dy shtetasit u proceduan pasi në kuadër të operacionit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, që policia zhvilloi në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjormë të martën gjeti e sekuestroi 40 fidanë kanabis.

Ndërkohë vijon kontrolli masiv i territorit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që kanë mbjellë fidanët./a.m/noa.al/