Transmetuar më 21-08-2019, 18:29

Një vit më parë Partia Demokratike propozoi që edhe politikanët t’i nënshtrohen vetingut, por një gjë e tillë nuk mori miratimin e mazhorancës.

Në një reagim të sotëm në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha ka renditur pesë arsyet se përse sipas tij Edi Rama nuk e do vetingun në politikë.

“Një vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve”, shkruan Basha, teksa arsyet i ka renditur në materialin e mëposhtëm.

Duke akuzuar Kryeministrin, Basha thotë se “Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit”.

Në këtë kontekst, Basha vijon duke shkruar se “hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”. /k.k/noa.al/