Transmetuar më 21-08-2019, 19:31

Pak orë pasi u dha lajmi se është arrestuar prokurorja speciale Katica Janeva, në Maqedoninë e Veriut, mediat vendase raportojnë sot se nëna e saj ndërroi jetë.

“Republika” raporton se mamaja e Janevës ndërroi jetë ditën e sotme në Gevgelija, qytet në kufi me Greqinë.

Prokurorët e çështjes “Zhvatja” deklaruan se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për arrestimin e Janevës.

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski, në një konferencë për shtyp, tha se vendimi për të arrestuar prokuroren speciale të dorëhequr tashmë, është marrë në kuadër të zgjerimit të hetimeve mbi rastin “Zhvatja”.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën dëshmoi para Prokurorisë, lidhur me rastin “Zhvatja”, të zhvatjes së 1.5 milion euro një biznesmeni. /a.m.noa.al