Transmetuar më 21-08-2019, 22:52

Arbana Osmani ndodhet me pushime ne veri të vendit.

Ajo ka zgjedhur që në këtë fund sezoni veror të shkojë në Alpet e Shqipërisë, në zonën piktoreske të Thethit.

Atje Arbana i është nënshtruar edhe zakoneve të gatimit të zonës, ku edhe ka marrë ironi, si një fans që i ka kujtuar kazanin, por jo atë “mediatik” që përmend kryeministri Rama.

Duke qenë se Arbana ka qenë e shoqëruar nga qeni i saj, ai i ka thënë me shaka se po i përgatit qullin qenit, pasi në këto zona, kështu përgatitet zakonisht gjella e qenit.

Sakaq, Arbana Osmani ka qenë edhe në zona piktoreske, ku ka marrë komplimente të shumta.

Kolegia e saj, Alketa Vejsiu, i ka thënë se shkëlqen kur “je e lumtur dhe e dashuruar”, duke treguar ose duke e ngacmuar se ajo është e tillë në këtë momente.

Kujtojmë se Arbana Osmani është divorcuar pak kohë më parë nga bashkëshorti, por është folur për një lidhje të mundshme e prezantueses me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin ende nuk e ka zyrtarizuar lidhjen./a.m/noa.al