Transmetuar më 21-08-2019, 23:17

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një bisedë me një qytetarë, ku i ka kërkuar ndihmë kreut të qeverisë për të hequr një grumbull me leshterikë.

Siç shihet në fotot e publikuara, pas mesazhit ky problem ka gjetur zgjidhje.

Nëpërmjet këtij postimi, Rama ka ftuar qytetarët që të denoncojnë që të gjitha pakënaqësitë që kanë, si një bashkëpunues në qeverisjen e vendit.

Ndërkohë më herët, sa i përket aksionit anti-informalitet, shefi i kabintetit qeveritar ka bërë të ditur se në aplikacion kanë mbërritur 290 denoncime, ndonëse ka vetëm pak ditë që është prezantuar.

"Ka arritur në 290 numri i qytetarëve që kanë denoncuar abuzuesit, brënda 24 orëve të para të aplikacionit STOP INFORMALITETIT! Shumë faleminderit. 3881 është numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin në smartfonin e tyre, gjatë këtyre 24 orëve", shkruan Rama.