Transmetuar më 22-08-2019, 08:25

Një histori e cila lë pa frymë, një histori dashurie dhe kurajoje. Ajo quhej Glory Obibo, dhe ishte 29 vjeçe.

E reja gjeti vdekjen si pasojë e një tumori në gji, për të cilin ishte në dijeni dhe vendosi që të mos e kuronte… sepse ishte shtatzënë.

Priste një vajzë që aq shumë e dëshironin, ajo dhe i shoqi Samuel Nascimben, me banim në Treviso të Italisë.

E zbuloi sëmundjen kur ishte në fillimet e shtatzënisë dhe kurat e nevojshme rrezikonin vdekjen ose dëme të parikuperueshme për foshnjën që mbante në bark.

Kështu Glory, e reja nigeriane, e cila emigroi në Itali vite më parë, zgjodhi më mirë të vdiste, duke u sakrifikuar në mënyrë që të shpëtonte vajzën.

Pranoi që ti nënshtrohej vetëm një herë një kimioterapie të lehtë, për të cilën e garantuan se nuk do e dëmtonte foshnjën dhe vetëm pas lindjes nisi kimioterapinë “e vërtetë”.

Por tashmë ishte shumë vonë… dhe ia kishin thënë, shkruan noa.al.

Glory solli në jetë vogëlushen tre muaj më parë dhe të dielën që lamë pas gjeti vdekjen teksa mbante vogëlushen në krahë. /a.y/noa.al