Transmetuar më 22-08-2019, 11:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës.

Report Tv ka siguruar momentin kur makina humb kontrollin dhe pasi hip mbi trotuar merr para gjithçka gjen në tregun e qytetit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, vetëm shoferi i mjetit ka mbetur i tronditur lehtë.

Makina e përfshirë në këtë aksident është tip Benz.

Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.