Transmetuar më 22-08-2019, 12:17
Materialet qe iu sekuestruan shqiptareve

Një operacion i policisë italiane të Bolonja i koduar “Kusar”, ka arrestuar dy shqiptarë të akuzuar për një sërë grabitjesh.

Shqiptarët akuzohen për grabitje në disa karburante në Santerno, provincë e Ravennas.

Natën e 8 korrikut të kaluar, ndodhi grabitja e parë, kur dy të dyshuarit të maskuar dhe me thikë në dorë, grabitën punonjësin e karburantit duke i marrë paratë.

Ndërkohë në 12 dhe 16 gusht, bën dy grabitje të tjera, në dy pika karburantesh, duke marrë 4 mijë euro në total.

Bazuar nga dëshmitë e marra dhe hetimet e policisë u ra në gjurmët e të dyshuarve.

Kështu gjatë grabitjes së radhës në orët e para e të hënës, po në një pikë karburanti, u vunë në pranga dy shqiptarë me moshë 29 dhe 24-vjeçare.

29-vjeçari nuk kishte shumë ditë që kishte mbërritur në Itali, ndërsa 24-vjeçari ishte me dokumente të rregullta. Lidhur me aktivitetin e tyre hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al