Transmetuar më 22-08-2019, 13:07
Daniel Gjinaj
Një adoleshent shqiptar me banim në Angli, është zhdukur pa gjurmë.
Policia ka publikuar fotografinë e të riut Daniel Gjinaj 16 vjeç, i cili rezulton i zhdukur qysh prej 13 gushtit.
Kanë qenë familjarët ata që kanë denoncuar zhdukjen e Danielit, i cili doli në mbrëmje nga shtëpia e tij në Bognor Regis, duke thënë se do takonte disa shokë.
Nga hetimet e policisë dyshohet se ai ka udhëtuar drejt Worthing, Lancing ose Croydon, por kjo gjë nuk është konfirmuar.
Policia kërkon ndihmë ndaj kujtdo që e ka parë që të lajmërojë për vendndodhjen e tij. /a.y/noa.al